“Ai ka lindur për të luajtur futboll”, ish-trajneri i Empolit i thur elozhe Asllanit: Është i veçantë, por ja ku duhet të përmirësohet

Ish-trajneri i Empolit, Aurelio Andreazoli ishte ai që i dhuroi mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani debutimin në Serinë A.

8678678

Ka qenë vetë tekniku italian i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport” ka komentuar transferimin e 20-vjeçarit te Interi duke mos i kursyer elozhet për të.

“Kuptohej që kishte diçka më shumë se të tjerët, që nga fillimi më ka goditur morali që ai mbarte.

Është i lindur për të luajtur futboll, nuk ka tatuazhe dhe nuk thotë kurrë një fjalë që nuk duhet. Është gjithmonë i përqendruar, është një kënaqësi ta stërvitësh.

Ai bën çfarë ti thuash pa pasur nevojë t’ia përsërisësh. Fizikisht ka ende nevojë të përmirësohet, por përsa i përket rezistencës ka shumë kualitet.

Për këmbët e tij nuk kam çfarë të them. Ai godet me të djathtën dhe me të majtën, ekzekuton penalltitë dhe është shumë i zoti nga këndoret.”, u shpreh Andreazoli.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×