“Nuk është filmi ‘Lulëkuqe mbi mure’”, Blushi: Fytyra e vërtetë e babëzisë së qeverisë së Ramës, pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!

Blushi 770x423

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me raportin e KLSH-së sa i takon abuzimeve që janë konstatuar në shtëpinë e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’.

Përmes një reagimi, Blushi thekson se jetimeve përveçse ju kanë vjedhur ‘kafshatën’ i mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve.

REAGIMI I BLUSHIT
Jetimëve që u vjedhin “kafshatën”, po u mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve!
Nuk është filmi “Lulekuqe mbi mure”. Është historia e trishtë e jetimëve në qendrën sociale “Zyber Hallulli” në zemër të Tiranës, në vitin 2022.
Kjo është fytyra e vërtetë antisociale, e pashpirtësisë dhe e babëzisë së Qeverisë së Edi Ramës, që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×