VIDEO/ Shkon në ndeshjen e Interit me fanellën e Juventusit, tifozi bardhezi detyrohet të… zhvishet

Një episod i ndodhur në ndeshjen miqësore mes Interit dhe Monakos me protagonist një tifoz të Juventusit ka pushtuar mediat italiane.

Collage Maker-18-Jul-2022-01.22-PM

Në videon e publikuar shihet një person i veshur me fanellën bardhezi i ulur në një nga tribunat e stadiumit “Paolo Mazza” ku u zhvillua sfida, i cili ofendohet në kor nga ultrasit e Interit të cilët e kërcënojnë dhe e ofendojnë nga distanca.

Ndërhyrja e rojeve të sigurisë në stadium e qetësoi disi situatën, me tifozin i cili u detyrua të zhvishte fanellën e Juventusit për t’i shpëtuar zemërimit të tifozëve zikaltër të pranishëm në stadium.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×