Dhjetë ditë para rikthimit, Vangjel Zguro bëhet nostalgjik.
Mbrojtësi ka hedhur në rrjetet sociale një album me foto nga momentet më të mira, në shoqërinë e ekipit dhe tifozëve specialë.
Kapiteni po pret me padurim datën 27 korrik, ditë kur do të marrë fluturimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u rreshtuar në radhët e bardhekuqve, ndaj nuk i ka kursyer disa fjalë zemre.
Në postimin e tij, thekson se do të vijë për të ndërtuar Skënderbeun e madh, çka lë të kuptohet se nuk do të jetë thjesht një vit. “Korçë, sa shumë kujtime dhe sa shumë miq në këtë qytet.
Shihemi së shpejti për të rikthyer Skënderbeun e madh”, ka qenë dedikimi i 29-vjeçarit. Mes 20 fotove, nuk mund të mungonte as Migen Memelli.
Ky i fundit është një nga miqtë e tij më të afërt në kohën kur ishin te Skënderbeu dhe trajneri Memelli ka ndikuar jo pak në rikthimin e Zguros në Korçë e sidomos kur dihet që largimi ishte një punë e mbyllur me kohë.
Përtej kujtimeve ajo që është më e rëndësishme për sa i përket rikthimit të Zguros është dëshira për ta ringritur ekipin.
Për këtë arsye, pogradecari duket se do të jetë sërish në pozicionin e tij si “shtyllë” e boshtit të lojtarëve që do të nisin sezonin e ri.
Lojtari pritet që të gjejë ekipin në punë në kohën kur do të mbërrijë në Shqipëri, pasi kujtojmë se stërvitja starton zyrtarisht më 20 korrik.
– Arena e Lajmit

Loading…