Frenki de Jong i ka bërë një tjetër surprizë Barcelonës. Mesfushori holandez fillimisht ka refuzuar largimin nga katalanasit. Ndërsa tani ka nënvizuar se është i gatshëm të lëvizë, por jo për të shkuar te Mançester Junajtidi.
Dëshira e tij është të shkojë te Bajerni i Mynihut ku me shumë gjasa do të gjejë dhe mikun e tij dikur tek Ajaksi dhe kombëtarja holandeze, Matajs de Ligt, i cili gjithashtu pretendon t’u bashkohet gjigantëve të Mynihut.
Lajmi është raportuar nga gazeta spanjolle “Sport”. Sipas tyre, De Jong është kundër kalimit te Junajtid, pavarësisht se flitet për një marrëveshje mes Barçës dhe “Djajve të Kuq”. Sipas gazetës në fjalë, ai ia ka bërë të qartë klubit se nëse largohet nga Barça destinacioni do të jetë Mynihu!
Arena e Lajmit

Loading…