Matijs De Ligt ka lënë sot në drekë qendrën stërvitore të Juventusit për të udhëtuar drejt Mynihut. Mbrojtësi holandez i jep lamtumirën klubit bardhezi për të firmosur me Bajernin e për t’u kthyer në liderin e ri të prapavijës së skuadrës gjermane.

Një lamtumirë e organizuar nga avokatja braziliane Rafaela Pimenta, bashkëpunëtorja më e ngushtë e të ndjerit Mino Raiola dhe personi i cili është marrë me të gjithë transferimet e rëndësishme pas ndarjes nga jeta të menaxherit të njohur. Pimenta ishte e pranishme në zyrat e Juventusit ku është prej kohësh një “person i shtëpisë” dhe është ndalur pak para mediave duke lëshuar një deklaratë të shkurtër.
“De Ligt të Bajerni do të bëhet. Ai është i lumtur dhe Pogba është i lumtur gjithashtu. Duhet vetëm të falënderojmë Juventusin që u tregua klub i aftë. Falënderojmë mediat, Arrivabenen dhe Kerubinin, gjithçka perfekte”, tha avokatja braziliane ndërsa shoqëronte mbrojtësin holandez në ditën e tij të fundit si futbollist i Juventusit.
#Juve, #DeLigt lascia la Continassa per andare a Caselle: è fatta col #BayernMonaco pic.twitter.com/8B6gW4SXrm
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) July 18, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
and then