Ekzekutuan me armë ish-bankierin teksa tërhiqte para në bankomat, burg të përjetshëm dy vëllezërve shqiptarë në Itali

Vrasja Bankierit

Burg përjetë shqiptarit Paulin Meçaj dhe vëllait të tij, të cilët mbrëmjen e 16 korrikut vranë ish-menaxherin e bankës Giovanni Caramuscio, gjatë një grabitjeje, përpara bankomatit në rrugën San Pietro in Lama në Lequile. Vendimi u dha nga Gjykata e Leçes mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane raportojnë se Gjykata vendosi rritjen e dënimit edhe për vëllain e tij bashkëpunëtor, për të cilin prokurori kishte kërkuar 22 vite burg.

Kujtojmë se Caramuscio, 69 vjeç, po tërhiqte disa para në bankomat në prani të gruas së tij, gjatë kohës kur u sulmua nga dy shqiptarët. Pas një përleshje të shkurtër, ish-bankieri u qëllua me armë zjarri, ndërsa humbi jetën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×