“El Clásico” gjen sharmin e humbur, Benzema dhe Levandovski rikthejnë “xixat” në La Liga

Firma e Robert Levandovskit me Barce lonën të shtunën ka ndryshuar tërësisht tablonë e kampionatit spanjoll. Me afrimin e polakut, Barcelona e Ksavit kthehet fuqishëm në garën për trofe, teksa më në fund edhe vetë rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Barcelonës kthehet me të gjithë magjinë e tij. “El Clásico” e futbollit spanjoll kthehet të përjetojë rivalitetin e munguar që nga viti 2018 kur Kristino Ronaldo vendosi të largohej nga Madridi.

908908908

Që pas duelit historik mes Mesit e Ronaldos, “Klasikja” e futbollit spanjoll ishte harruar disi, por tashmë gjithçka pritet të nisë nga e para me firmën e polakut për katalanasit. Ndonëse bëhet fjalë për dy lojtarë që i kanë kaluar të 30-at, si Levandovski dhe Karim Benzema, kanë mundur të regjistrojnë pikërisht pas të tridhjetave sezonet e tyre më të mira, përkatësisht me Bajernin e Mynihut dhe me Realin e Madridit. Me largimin e Leo Mesit nga Barcelona verën e vitit 2021 e gjithë skena në Spanjë është dominuar nga Karim Benzema. Francezi ka qenë ylli i vërtetë në La Liga dhe udhëheqësi i Realit drejt tre titujve në sezonin e kaluar, përfshirë titullin në Spanjë dhe triumfin në Paris në Ligën e Kampioneve.

Askush nuk e vë në diskutim se do të jetë 34- vjeçari i Realit ai që do të fitojë “Topin e Artë” për këtë vit falë dhe ndryshimit të rregullave. Por duke nisur nga 12 gushti kur të startojë sezoni i ri në La Liga, gjithçka do të jetë ndryshe për Benzemanë. Zbarkimi i zhurmshëm i Levandovskit në Barcelonë kërcënon kështu statusin e ri të Karim Benzemasë, ndikimi i të cilit në titujt e Madridit ka qenë i padiskutueshëm. Mungesa e tij në “El Clasico”-n e fundit shpjegon në mënyrë të përkryer rëndësinë e tij te “Los Blancos”, me Madridin që u poshtërua në “Bernabeu” nga Barça me shifrat 0-4.

Polaku vjen me statusin e të qenit një nga golashënuesit më të mirë në botë (shtatë herë golashënuesi më i mirë në Bundesligë, 50 gola në 46 ndeshje sezonin e kaluar) dhe i gatshëm për të rikthyer Barçën në vijën e parë të pretendentëve për tituj. Fituesi i çmimit “The Best” dhe “Këpucës së Artë” në vitet 2021 dhe 2022, kërcënon jo pak Benzemanë. “El Clasico” e zbehur jo pak pas largimit të Mesit dhe Ronaldos, rifiton shkëlqimin falë nënshkrimit të sulmuesit polak për Barcelonën. Një rivalitet i ri ka lindur në La Liga: Karim Benzema tashmë po pret Robert Levandovskin.

LEDJO SEFERKOLLI-Arena e Lajmit


Loading…

“El Clásico” gjen sharmin e humbur, Benzema dhe Levandovski rikthejnë “xixat” në La Liga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook