Një tjetër futbollist i Kombëtares në La Liga? Klubi spanjoll nis kontaktet për transferimin e… Hysajt

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj la pas një sezon jo edhe aq pozitiv me Lacion ku forma e treguar nuk ishte nga më të mirat pas transferimit nga Napoli. Merkatoja për 28-vjeçarin rezervon surpriza, me Vijarealin që në orët e fundit ka pasur kontakte me Lacion për transferimin e tij.

hysaj

Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, me të përditshmen italiane që thekson se ende nuk ka një ofertë konkrete nga ana e klubit spanjoll për Hysjan, me klubet që janë ende në stadin e kontakteve të para.

Tekniku i bardhekaltërve, Maurico Sarri do të ishte kundër largimit të Hysajt për momentin me Lacion që ka alternativa të pakta në mbrojtje për të zëvendësuar futbollistin e kuqezi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×