“Prisni deri nesër për të parë Tiranën e vjetër”, Shehi: Do vijnë dy lojtarë, por nuk bëjmë si kundërshtarët

Tirana do të luaj ditën e nesërme ndeshjen përball skuadrës së Zrinjsk në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur dhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi që ka komentuar pritshmëritë ndaj kësaj përballje.

53535

“Gjendja e skuadrës? Gjendja është normale, sigurisht që nga ana psikologjike nuk ka vend për të menduar atë që ka ndodhur. Ndeshja vjen dreket pas një jave nga disfata që pësuam dhe mendoj që është gjëja e duhur pasi ndihmon të ajo të harrohet sa më shpejt. Mendoj qe psikologjia është ajo e duhura për të përballur kundërshtarin.

Zrinjski? Jemi të vetëdijshëm që është një skuadër që ka bërë mirë, skuadër me traditë që ka në përbërjen e saj  elment të rëndësishëm. Ata janë kampion te vendit të tyre dhe vinë pas një eliminimi , kemi informacion për ta dhe një formacion të pranueshëm ndaj kundërshtarit që do të luajm nesër.

Formacioni nesër? Nesër do të kemi ndryshime për shkak të kundërshtarit, kemi zgjedhur një strategji tjetër. Nesër do të shihen në fushë kush starton dhe kush jo, ato do të shihen nesër.

Merkato? Ne kemi thënë që duam të plotësojmë organikën. Nuk mund të flasim sot për sot, le të flasim për një Tiranë që ka boshllëqe në organikë dhe mundohemi t’i plotësojmë. Se sot nuk ka lojtarë që mund t’i marrim.

Kjo nuk është Tirana e vjetër? Duro ta shihni deri nesër, do të kemi ndryshime. Ajo Tiranë e sezonit të kaluar ndodhi në pjesën e parë, pavarësisht që në futboll ka situata që të ulin entuziazmin dhe pas një ndeshje të vajtjes ku je mundur e pëson gol sa fillon e dyta, të ul entuziazmin. Por në 45 minutat e para pamë një Tiranë agresive dhe që i shkonte për shtat sezonit të kaluar. Në të dytën ka faktorë që të ulin entuziazmin, nesër kemi menduar strategji tjetër se kundërshtari me kundërshtarin ndryshon. Duke parë një kundërshtar tjetër, ndryshojmë lojën. Jo se nuk jemi seriozë, por ka edhe meritë kundërshtari. Sa i përket eliminimit, mendoj se gjithçka është mbyllur dhe sa i përket Tiranës do të sillet serioze në fushë. Pastaj në futboll ndodhin situata dhe nuk mund të jesh vetvetja, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim në sezonin e kaluar.

Në fushë vlerat individuale kanë të bëjnë dhe lëvizin edhe skuadrën. Me informacionin që kam, skuadra kundërshtare ka edhe lojtarë të huazuar nga ekipe të tjera që kërkojnë t’u japin minuta. Ne këtë gjë nuk e bëjmë, kërkojmë që lojtarët tanë të përballojnë kampionatin dhe të jemi ata që ishin vjet dhe përforcime. Ne nuk duam të marrim huazim për Europën. Përballjet në fushë do të tregojnë realisht vlerën se mendoj se futbolli është dyluftim individual. Aty bën pyetjen a është realisht kaq e dukshme kjo vlerë. Ne shpresojmë që në fushë të mos ketë dallim vlerash në letër, por ne, sidomos disa individë, kërkojmë që të bëjnë atë që bënë vjet se realisht kanë shumë për të dhënë.

Koha ikën dhe të gjitha momentet që ikin mbeten kujtime, dhe kujtimet kthehen në pengje apo kujtime të bukura që i kujton me nostalgji. Kur humb ndeshje kërkon të gjesh gjërat që të minimizosh gabimet, në futboll ndodh shumë herë që thua ‘a të kisha bërë këtë apo atë’. Në pjesën e parë bamë atë që duhej të bënim duke dalë para portës, sulmuesit kërkojë të shënojnë, siç e dua unë. Disa nga pengjet e ndeshjes që kaloi nuk janë rastet, se e rëndësishme është të shkosh e jo vetëm kur shënon, janë gjëra të vogla që për një humbje vigjilence  ndëshkohesh. Pengjet i takojnë të shkuarës se ajo iku dhe nuk kemi çfarë të qajmë sot. Jam sot këtu për të folur për të nesërmen, jo për të djeshmen.

Nuk ka markato, erdhi ndeshja, për të ardhmen kërkojmë që të plotësohemi. Kemi marrë edhe Husain për të plotësuar organikën, por nuk janë për nesër blerjet. Me sa jam në dijeni, është e sigurt që dy lojtarë do të afrohen, është edhe çështje kohe.

Tifozët? Në momente të këqija kanë qenë aty dhe na kanë mbështetur. Ky klub rrotullohet rreth stemës së vet dhe tifozëve që kanë një peshë të madhe dhe i falënderoj.

Të gjithë e mbajmë mend Skënderbeun në grupet e Ligës së Europës. Hyri dy herë dhe arriti edhe të merrte pikë, por shumë vetë nuk e mbajnë mend Skënderbeun e fillimit, që ikte që në tur të parë. Edhe pse ne ishim me eksperiencë nuk arrinim të shfaqeshim si duhet në Kupat e Europës. Nuk është rastësi, kam qenë vetë prezent, kam qenë vetë ku në ndeshje të tilla unë dhe lojtarë të tjerë nuk jepnim asgjë se na mbyste ndjenja e inferioritetit, se këta janë më të mirë. Po pastaj eksperienca bën që e vështira të duket e thjeshtë. Skënderbeu shkoi aty me eksperiencë, pas përballjeve vit pas viti shkoi aty. Në drejtimin tim skuadra, ka nevojë për eksperiencë, vit pas viti të jetë aty. Jam i sigurt që vitin tjetër, nëse Tirana dashtë Zoti del kampion, jam i sigurt se do të bëjë më mirë, se lojtarët do të jenë më të prekshëm në këtë kompeticion.

Avantazhet do të shihen në fushë, është ndeshja e parë, ndaj është e e barabartë për mendimin tim në letër. Pasi të luhet akti i parë, pastaj çfarë verdikti do të japë fusha, do të krijojmë një ide për kundërshtarët. Edhe pse është hequr aspekti i fushës, është e rëndësishme psikologjikisht e taktikisht, ndaj do të jetë e rëndësishme. Por kualifikimi nuk mbyllet nesër, sido që të shkojë rezultati”, theksoi Shehi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×