Toti e telefonoi për t’i dorëzuar 10-ën legjendare, por Dibala e injoron. Zbulohet numri që do mbajë te Roma

Paulo Dibala i është bashkuar sot Romës dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si blerja më e re e skuadrës së drejtuar nga Zhoze Murinjo. Sulmuesi argjentinas u tha “po” verdhekuqve në orët pas mesnatës së të dielës, në bisedime direkte me drejtuesit e klubit, por edhe me Françesko Totin.

dibala toti

Sipas “Corriere Dello Sport”, ky i fundit i dha “bekimin” e tij që të vishte fanellën me numrin 10 të kësaj skuadre që ka mbetur bosh prej vitesh dhe në takimin e mbrëmshëm me drejtorin sportiv Pinto, Dibalas i është dhuruar një fanellë pikërisht me këtë numër.

Por mediat italiane kanë zbuluar se Dibala ka vendosur që të mos mbajë 10-ën te Roma, ose të paktën jo në vitin e tij të parë në kryeqytet. ”La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Dibala ka zgjedhur numrin 21 në fanellë, siç e ka pasur te Juventusi në fillimet e tij atje. Një numër të cilin në fakt e kishte marrë Matiç kur kishte mbërritur në kryeqytet, por të cilin ia kishte lënë të lirë me shpejtësi argjentinasit, duke zgjedhur vetë numrin 8.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook