Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se bëhet fjalë për shtetasin Daniel Pepaj, i shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë me armëzjarri dy vite më parë, duke i marrë jetën shtetasve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.
Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:
-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Arena e Lajmit