Kapiteni që u “arratis” nga Milani kampion prezantohet te Lacio: Ky është emocioni më i madh i jetës time

Vetëm dy muaj më parë, Alesio Romanjoli ishte ai që çonte i pari lart trofeun e Serisë A për Milanin, si kapiten i kuqezinjve. Një fund i bukur për një aventurë shtatëvjeçare për mbrojtësin, i cili kishte refuzuar çdo tentativë rinovimi dhe i dha lamtumirën kuqezinjve, për të shkuar te Lacio. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: ai është një tifoz i zjarrtë i Lacios, edhe pse për ironi të fatit e ka nisur karrierën si profesionist te Roma.

romanjoli

“Mendoj se u realizua ëndrra ime që kur isha fëmijë, pasi nuk dëshiroja të luaja në Serinë A, por të luaja te Lacio. Gjyshja ime, me të cilën isha shumë e lidhur, bënte tifo për Lacion, ashtu si babai im. Mbërritja në këtë klub mendoj se ishte emocioni më i madh i jetës time, padyshim sportive, por po flas për jetën në përgjithësi. Të vesh këtë fanellë për mua do të thotë të kurorëzoj ëndrrën që kisha si fëmijë”, shpjegoi mbrojtësi në fjalët e tij të para për mediat si një lojtar i Lacios.

“Mendoj se nuk ka asgjë të keqe që të tregosh për kë bën tifo. Edhe nëse dikush ka luajtur për shumë vite për një skuadër tjetër, nëse tregon respekt dhe jep më të mirën për skuadrën ku po luan, mund ta deklarojë qetësisht atë për të cilën bën tifo, siç bëra unë shumë vite më parë”, theksoi Romanjoli.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook