Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

Mehmet Akif

Shtyhet në Gjykatën Administrative kërkesa e Fondacionit Gylistan për sigurimin e padisë për kolegjin Mehmet Akif Ersoy.

Kujtojmë se Kolegjit iu revokua licenca. Qeveria vendosi që të mbyllë pas 26 vitesh aktivitet në vendin tonë, kolegjin turk në Tiranë, “Mehmet Akif Ersoy”,.

“Gjykata Administrative e shkallës së parë në kryeqytet vendosi të shtyjë seancën. Për faktin se pala kërkuese kërkoi të ishte i pranishëm si palë e tretë qeveria, Këshilli i Ministrave. Sot ishte paraqitur  si palë e tretë vetëm Ministria e Arsimit. Vendimi është marrë nga këshilli i Ministrave dhe është e domosdoshme pranimi. Në thelb pala kërkuese e kundërshton vendimin e Këshillit të Ministrave. Seanca u vendos të shtyhet në datën shtatë. Nxënësit e Kolegjit ishin të pranishëm që në orët e para të mëngjesit, në momenti që mësuan se seanca do ë shtyhej, ishin të shqetësuar. Por qeveria shqiptare a pretenduar se ka kryer shkelje ligjore a i përket ndryshimit të vendndodhjes”, tha gazetarja Lala.

Sa i përket pretendimeve të palës kërkuese, gazetarja Lala tha se thekson jo vetëm cënohet rëndë interesi i nxënësve sepse u mohohet e drejta për t’u shkolluar , por edhe se fondacioni “Gylistan” po u shkaktohet një dëm i madh financiar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×