Milani me objektiva të qartë, kuqezinjtë nisin ofensivën për mbrojtësin e Totenhemit

Kanë nisur më në fund bisedimet mes Milanit dhe Totenhemit për të sjellë te kuqezinjtë Zhafet Tanganganë, i lindur në vitin 1999, një qendërmbrojtës që tek ekipi i Antonio Kontes, ka pak hapësirë.

TANGANGA

Kështu ka raportuar orët e fundit “SkySports” në Angli.

Totenhemi, pas ardhjes së Klemo Lenglesë nga Barcelona, duket i gatshëm të largojë Tanganganë me formulën e huazimit.

Ky qëllim i shkon për shtat “Djallit” që me të vërtetë ka nevojë për një mbrojtës, por pa shpenzuar shumë.

Në fakt, shumica e burimeve të kuqezinjve do të investohen ndërmjet mesfushës dhe fantazisë.

Sidoqoftë, kuqezinjtë duhet të nxitojnë pasi për 23-vjeçarin interesohen edhe disa klube të tjera si Napoli dhe Evertoni.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×