VIDEO/ Përfundon vizitat mjekësore, ish-futbollisti i Juventusit shkon për të firmosur me Bajernin e Mynihut

Edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka mbërritur, Matajs De Ligt mund të thuhet se është futbollisti i ri i Bajernit të Mynihut.

DE LIGT

Mbrojtësi holandez ka kryer vizitat mjekësore dhe do të hedhë menjëherë “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij.

22-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në Mynih për të paktën deri më 30 qershor 2027.

Menjëherë pas firmës në kontratë, ish-lojtari i Juventusit do të fluturojë me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar shokëve të rinj të skuadrës dhe për tu vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Julian Nagelsman.

Holandezi do të përfitojë një pagë stratosferike me Bajernin teksa do të paguhet 10 milionë euro në sezon.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit në Serinë A, Matajs De Ligt u aktivizua gjithsej në 31 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×