Tashmë është zyrtare, Totenhemi i Antonio Kontes prezanton blerjen e gjashtë në këtë sesion të merkatos verore.
Pas transferimit të Forster, Bisouma, Perisiç, Riçarlison edhe Lengle, tani prezantohet edhe Djed Spens, i cili vjen pas eksperiencës me Midëllsbrou dhe Notingam Forest që ishte i huazuar.
Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2027.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi londinez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar teksa i ka uruar mirëseardhjen mbrojtësit britanik.
Me fanellat e Midëllsbrou dhe Notingam Forest sezonin e kaluar në Championship, Spens u aktivizua gjithsej në 45 takime duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar dhe 4 asiste.
We are delighted to announce the signing of Djed Spence from Middlesbrough ✍️#WelcomeSpence
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 19, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…