Ambasadorja amerikane Yuri Kim viziton Kosovën, homologu Hovenier: Biseduam për prioritetet në rajon

Yuri Kim Hovenier (2)

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar sot Kosovën. Ajo u prit edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se me ambasadoren Yuri Kim ka biseduar për prioritetet e tyre në rajon, derisa ai e ka shëtitur edhe nëpër disa pika të njohura në kryeqytet.

“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×