“Asist” i Dibalës për Juventusin, argjentinasi përshpejton transferimin e talentit italian te “Zonja”

Paulo Dibala ka zgjedhur Romën, një lëvizje që në fakt i ka shërbyer edhe ish-skuadrës së tij, Juventusit. Mbërritja e argjentinasit mund të përshpejtojë transferimin e Nikolo Zaniolos në Torino, një negociatë që po zhvillohet prej kohësh, por që ende nuk ka gjetur dakordësinë për çmimin e kartonit.

ZANIOLO 1

50 milionë eurot e kërkuara nga verdhekuqtë janë konsideruar një shifër e lartë nga bardhezinjtë që po përpiqen ta mbyllin akordin për 40 milionë euro në total, me 10 milionë që do të paguhen për huazimin dhe 30 milionë të tjera për blerjen në përfundim të sezonit.

Por me sigurimin e Paulo Dibalës, edhe Roma nuk do të rezistojë gjatë për italianin, një efekt që duket se është asisti i fundit i “La Joya”-s për ish-skuadrën e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×