Foto nga paparazzi/ Koha për kafe dhe cigare për deputeten e PD

llll

Gratë e politikës na tregojnë javë pas jave që janë mikesha të mira, pavarësisht kampeve nga ato vijnë. Shpesh i kemi parë në kombinime pozitë-opozitë, teksa nuk e kursejnë miqësinë. Natyrisht që më intensive janë takimet brenda partisë, duke treguar për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. E zakonisht këto poza na vijnë nga oborri i Parlamentit.

Por, ndodh edhe ndryshe. Kur lënë pas angazhimet e seancës plenare, mikeshat gjejnë kohë edhe për të shijuar një kafe së bashku. E në këtë rast edhe një cigare. Flasim për deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, që në sferën politike jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë formale dhe brenda kornizave të figurës që përfaqëson. Por jashtë, komplet ndryshe duket deputetja e Dibrës.

Paparaci ynë e ka fotografuar, së bashku me koleget, teksa shijon një kafe dhe një cigare në një nga baret pranë Parlamentit. Duhet thënë se deri më sot, këtë deputete nuk e kishim parë asnjëherë duke tymosur. Ndaj edhe nuk e dimë nëse është një duhanpirëse e rregullt, apo po e pi një cigare për të shijuar më shumë bisedën dhe kafen. Ajo që dimë me siguri është që Dhurata ka disa mikesha shumë të mira brenda Partisë Demokratike, duke shijuar kështu edhe kohën e lirë që ka jashtë angazhimeve të saj politike.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×