Foto nga paparazzi/ Robert Ndrenika në “Exchange”, kush i dërgon lekë aktorit

robert-1

Robert Ndrenika është ndër personazhet më të dashura në vendin tonë. Aktori ikonë i kinematografisë sonë ndonëse në të 80-at e tij, vijon të jetë prezent në aktrim. Por në të përditshmen e tij, Ndrenika është si çdo gjysh apo gjyshe tjetër. Shëtitjet me miqtë, kafet zënë pjesën e tij më të madhe të kohës, por ka edhe momente si këto, ku aktori gjen kohë për të mbyllur disa detyra të vogla.

Ashtu si duket edhe nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Ndrenika ka qenë duke dalë nga një “Exchange”. Nuk dihet se çfarë procedurash ka bërë aktori brenda. Ndoshta i është dashur të thyejë lekë, apo të tërheq lekë që i kanë dërguar nga jashtë. Apo ndoshta aktori ka zgjedhur këtë pikë për të bërë pagesat e ndryshme që ka. Ajo që mund të themi me siguri është që Robert Ndrenika duket në një formë të mirë fizike, madje aq sa tashmë është gati për projektin e ri kinematografik. Dhe flasim pikërisht për serialin e famshëm “Njerëz dhe Fate”.

Ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili më herët në rrjetet sociale ka publikuar një foto me të madhin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit. Mesa duket ajo foto e aktorëve nuk ishte vetëm një provokim për audiencën, pasi së fundmi Derhemi ka dhënë një tjetër sinjal i cili vërteton se telenovela shqiptare do të nisë së shpejti. Arbeni ka ndarë në “Instagram”- in e tij një tjetër foto, por këtë herë duket me Eni Janin dhe Alfred Trebickën, të cilët në serial kanë luajtur përkatësisht rolin e Erës dhe dajë Betimit.

“Gjithçka është në rregull, përgatitjet vazhdojnë”, ka shkruar Derhemi krahas imazhit. Si herën e parë edhe këtë herë komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar. Duket se të gjithë mezi po e presin një rikthim të telenovelës “Njerëz dhe Fate”.

“Njerëz dhe fate”, telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10 seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×