Reali i Madridit vazhdon të mbështesë fuqishëm projektin e iniciuar nga vetë klubi në bashkëpunim me Barcelonën dhe Juventusin për krijimin e Super Ligës europiane.

Për momentin përplasja mes klubeve renegate dhe UEFA-s ka përfunduar në Gjykatën Europiane në Luksemburg. Te Reali mendojnë se nëse Super Liga do të ishte në këmbë, përfitimet e klubit do të ishin shumë më të larta nga çfarë merr nga UEFA.
Sipas gazetës britanike “The Times”, Reali i Madridit ka arkëtuar plot 132 milionë euro nga fitimi i Ligës së Kampioneve. Por në Madrid janë të bindur se nëse Super Liga do të ishte funksionale, madrilenët tashmë do të kishin arkëtuar të paktën dyfishin, ose 276 milionë euro.
Arena e Lajmit
Loading…
and then