Matijs De Ligt tashmë është zyrtarisht një futbollist i Bajern Mynih. Mbrojtësi holandez, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, është prezantuar sot pasdite si blerja më e re e kamopionëve të Gjermanisë, ku pritet të kthehet në liderin e prapavijës.

Juventusi bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se lojtari ishte transferuar për 67 milion euro që i paguheshin me këste në katër vite, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të përfitoheshin nga bonuse të ndryshme të vendosura në marrëveshje në bazë të arritjeve të futbollistit.
“Jam i lumtur që bëhem lojtar i këtij klubi të madh. Bajerni është klubi me më shumë suksese në Gjermani, një nga klubet me më shumë suksese në Europë dhe në botë”, ishin fjalët e para të De Ligt si loja i bavarezëve.
“Që nga fillimi kanë ndjerë një vlerësim të sinqertë nga drejtuesit dhe trajneri, që më bindën. Përtej kësaj, Bajerni administrohet në mënyrë të shkëlqyer duke arritur objektiva të mëdhenj. Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e historisë së Bajern Mynih.
𝙎𝙚𝙧𝙫𝙪𝙨 𝙖𝙣 𝙙𝙚𝙧 𝙄𝙨𝙖𝙧, 𝙈𝙖𝙩𝙩𝙝𝙞𝙟𝙨! 🌊 #ServusDeLigt #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/G7ALi5kxBX
— FC Bayern München (@FCBayern) July 19, 2022
Mendoj se këtu do të luaj si te Ajaksi, te Juventusi ishte pak më ndryshe, mendoj se këtu do të mbroj, por edhe duke luajtur topin, më fort por edhe më shpejt”, ishin fjalët e holandezit.
Arena e Lajmit
Loading…
and then