EKSKLUZIVE/ “Do të lë futbollin”, mesfushori 21-vjeçar i Skënderbeut bëhet çështje në Korçë

Një ditë para nisjes së fazës së përgatitjeve, Skënderbeu përballet me një situatë të paprecedentë.

kOSTA VANGJELI

Bardhekuqtë rrezikojnë të humbasin shërbimet e Kosta Vangjelit, një prej lojtarëve më të mirë të dy sezoneve të fundit.

Ai ka kërkuar zyrtarisht largimin nga korçarët. Deri këtu nuk asgjë që nuk shkon, por motivi është ai që ka shtangur drejtuesit.

TËRHEQJA NGA FUTBOLLI

Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport”se mesfushori i ka njoftuar se do ta mbyllë këtu karrierën e tij sportive.

“Do heq dorë përfundimisht nga futbolli”, është vendimi që ka marrë 21-vjeçari, që momentalisht ndodhet në Greqi (atje ku edhe ka lindur).

Ky njoftim i Vangjelit ka tronditur korçarët. Vetë mosha e re e lojtarit bën që pretendimi të jetë tejet i pavend. Po 21-vjeçari ngulmon se bëhet fjalë për një tërheqje të përhershme nga sporti.

PRAPASKENA ME GREQINË

Përtej kërkesës së tij për të lënë futbollin, duket se diçka tjetër fshihet si prapaskenë. Kosta Vangjeli prej kohësh i kishte vënë qëllim vetes që të kalonte në futbollin grek.

Ai dëshironte që ta vijonte atje karrierën dhe këtë gjë ua ka bërë të qartë disa here drejtuesve. Por fakti që është në kontratë me bardhekuqtë dhe detyrimet që ka karshi klubit për “taksën e formimit” janë bërë pengesë.

Ndaj, lojtari mund të ketë gjetur një “zgjidhje” të tillë për të fituar lirinë. Kjo është ajo që dy shojnë drejtuesit, pasi nuk u duket normale që një lojtar të varë “këpucët në gozhdë” në moshën 21-vjeçare dhe mbi të gjitha kur cilësitë për t’u rritur në karrierë nuk i mungojnë.

Gjithsesi, kjo gjë do të sqarohet me kalimin e kohës. E vetmja gjë e sigurt është që lojtari nuk do të jetë në ditën e parë të prezantimit të korçarëve në fushë.

Gazeta ka tentuar të lidhet vetë me lojtarin për të pyetur më shumë rreth kësaj situate, por e ka pasur të pamundur.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×