Makina doli nga ura dhe përfundoi në lumë, pamje nga aksidenti me një viktimë në Korçë

111

Aksident me një viktimë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë.

Një mjet tip Foristradë ka dalë nga “Ura e Polenës” dhe ka rënë në lumë e si pasojë drejtuesi i mjetit, 45-vjecari Artan Pishtari ka ndërruar jetë në vend.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Ambulanca, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të errësirës dhe për shkak se makina duket  e zhytur në lumë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka rrëshqitur nga lagështira dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit ndërkohë që kujtojmë se në këtë vend kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.

Në më pak se një orë në qarkun e Korçës janë shënuar dy aksidente një në Pogradec me pasojë plagosjen e një 30 vjeçari dhe tjetra në Polenë me një viktimë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×