Moti i keq/ Hapen portat e shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit, rritet rreziku i përmbytjeve në Milot

6b5dce92eb09ffe9b47cb471a4882ca6cf3a604fn1poem7pxadzuyhadxnr.video Thumb 5719 11

Vendi është përfshirë nga moti i keq, për pasojë rreziku nga përmbytjet mbetet i lartë.

Ndërkohë prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.

Pasditen e së dielës kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×