Turneu në SHBA, Reali i Madridit arkëton shifrën e majme

Turneu në SHBA i klubeve më të rëndësishme spanjolle, Real Madrid e Barcelona, natyrisht pritet të sjellë edhe miliona në arkat e tyre.

REAL MADRID 1

Katalanasit kanë zbarkuar në Majami, ndërsa Reali ka zgjedhur krahun perëndimor, duke u ulur në Los Anxhelos për të zhvilluar një tur në SHBA.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi i Barcelonës ka parashikuar të arkëtojë deri në 10 milionë euro nga ky turne amerikan.

Ndërkohë, që përfitimet e Realit të Madridit, llogariten diçka më shumë.

Siç ka bërë me dije gazeta spanjolle “AS”, Reali i Madridit planifikon të arkëtojë diku mes 12 dhe 15 milionë euro nga pjesëmarrja në turneun në SHBA.

Pjesëmarrja në turneun në SHBA shihet si një mundësi e artë për klubin kampion në Europë për të zgjeruar markën e vet në botë dhe veçanërisht në SHBA, aty ku dominojnë klubet angleze.

Gjatë turneut në SHBA, Reali dhe Barcelona do të përballen mes tyre më 24 korrik në orën 05:00 të mëngjesit me orën në Tiranë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×