As dalja jashtë kufijve nuk bind bizneset, klubet tona pa sponsorë në Europë

Kualifikimi në Europë është gjithmonë një mundësi e artë për klubet tona, sepse mund të përfitojnë shifra të mëdha financiare nga UEFA.

ENUR TOTRE

Gjithsesi, ky nuk duhet të jetë burimi i vetëm financiar dhe mundësia e vetme për t’u shfrytëzuar. Luajtja e ndeshjeve në Europë dhe të qenit një klub i organizuar mirë duhet të ndikojë në “thithjen” e sponsorëve, diçka që duket se nuk po ndodh me skuadrat tona që luajnë në Europë, përveç Vllaznisë.

Tiranën, Partizanin dhe Laçin i kemi parë të luajnë pa një sponsor gjeneral në fanellë në ndeshjet e Europës, çka është një tregues se bizneset nuk janë të interesuar të reklamojnë veten në fanellat e klubeve tona.

Gjithashtu, klubet duhet të bëjnë më shumë në aspektin e marketingut për të bindur sponsorët të afrohen dhe të investojnë që lojtarët të mbajnë në gjoks emrin e ndonjë biznesi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×