Gazeta “Le Parisien” ka lëshuar bombën e merkatos duke shkruar se Nejmar mund të shkonte te Mançester Siti pasi klubi i PSG-së ia kishte propozuar brazilianin kampionëve të Anglisë. Një lajm që padyshim ka bërë xhiron e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe për të cilin ka komentuar menjëherë Pep Guardiola.
Ai ka bërë të qartë se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë mes dhe se Nejmar nuk ishte një objektiv i klubit për të përforcuar ekipin gjatë merkatos.
“Më vjen keq për ta por nuk është një lajm i vërtetë. Nejmar është një lojtar i pabesueshëm dhe me informacionet që kam, edhe një djalë i mbarë. Por ta lëmë të qetë, ta lejojmë të shprehë talentin e tij të jashtëzakonshëm në Paris me Mesin.
Duket se në çdo sezon Mançester Siti blen 150 lojtarë, duket sikur na intereson kushdo. Por nuk është kështu, më vjen keq për Nejmar”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll i cili këtë verë realizoi ëndrrën e merkatos duke marrë në radhët e skuadrës së tij Erling Haland.
Arena e Lajmit

Loading…