Konte liron mbrojtësin, agjenti i talentit anglez pritet në Milano për të negociuar me…

Zhafet Tantanga vijon të jetë emri më i kuotuar për t’u veshur kuqezi në sezonin e ri. Pas afrimit të Klemo Lenglesë, Totenhemi e ka nxjerrë në shitje lojtarin për të cilin ka interes nga shumë klube.

tanganga

Një prej tyre është patjetër Milani që synon një goditje si ajo që solli Fikajo Tomorin nën urdhrat e Piolit. Edhe mbrojtësi ka dhënë bekimin e tij për largimin nga Londra. Në orët në vijim menaxheri i tij, Roberto de Fanti, do të bëjë një vizitë në “Casa Milan” për të shqyrtuar ofertën. Ndërkohë, drejtuesit e “Djallit” mbajnë të hapur kanalin e bisedimeve.

Në ditët e fundit ka pasur disa telefonata mes Paolo Maldinit dhe Fabio Paratiçit, i cili është drejtori sportiv i “Spurs”-ave. Gatishmëri totale për një akord, i cili nuk duhet të vonojë. Flitet për një huazim sezonal me të drejtë blerjeje për Milanin në vlerën e 16 milionë eurove.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×