Projektligji për vettingun në polici/ “Në letrën e dorëheqjes 50 gabime”, ironizon Salianji: Ardi Veliut të pashkollë, jepini një abetare

Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar me ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa fliste për projektligjin e vettingut në polici.

Salinji, kujtoi fletëdorëheqjen me gabime gramatikore, duke shtuar se Ardi Veliut i duhet një abetare, dhe një detyrë e tillë.

“Keni dhjetë vite bëni vetëm këtë muhabet. Si nuk ka dështuar procesi i vettingut. Imagjino që ju thoni do sjellim një projektligj që vettingut e policisë së Shtetit atyre që kanë investuar në shkollim, janë oficerë do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë! Atij jepini abetaren. Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju e merrni nga zv ministër njëri politik, e çoni të bëjë kontrollin e drejtuesve të policisë dhe policëve të thjeshtë.”, tha Salianji.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×