“Quhem Robert, jam polak dhe jetoj në Barcelonë”. Prezantohet Levandovski, do debutojë në “El Clasico”

Robert Levandovski është prezantuar sot nga Barcelona në SHBA në një konferencë për shtyp ku në fakt nuk janë lejuar pyetjet nga gazetarët. Joan Laporta u paraqit para mediave me sulmuesin polak, i cili ka treguar emocionet e para si katalanas, ndërsa e ka nisur duke folur në spanjisht. “Quhem Robert, jam polak dhe jetoj në Barcelonë”, ishin fjalët e tij në spanjisht, para se të fliste më pas në anglisht.

XGTO7Y7I6AAPLU7B2KNKSUCJGU

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. U bë një punë e madhe për t’iu bashkuar Barcelonës. E di që kemi shumë punë para nesh, por dje pashë potencialin e madh që kemi dhe jam i përgatitur që të bëhem pjesë e këtij klubi, që ka një histori të pabesueshme, por që ka edhe një projeksion të madh drejt të ardhmes.

Në ditët e fundit kam mundur të bëj ndonjë seancë stërvitore, por jam gati të hyj në dinamikën e ekipit dhe shpresoj të luaj që në ndeshjen e ardhshme. Çdo gjë që ka ndodhur në ditët e fundit ka qenë e pabesueshme për mua, por kjo është pjesë e futbollit, që ecën shumë shpejt. Si sulmues, shpresoj që të shënoj gola dhe të bëj çdo gjë të mundur që të fitojmë ndeshje, Ky është objektivi im i ri, në botën e futbollit duhet të kesh dëshirë për të fituar dhe jam në vendin më të mirë të mundshëm për ta bërë një gjë të tillë”, tha polaku në prezantimin e tij zyrtar.

Ndeshja e radhës të cilës i referohej polaku, është miqësorja ndaj Real Madrid që do të zhvillohet në SHBA më datë 24 korrik.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×