Ronaldo kthehet në një çështje politike, Kryetari i Bashkisë së Madridit “skarcon” portugezin: Lojtar i madh, por nuk do ishte i mirëpritur

Lajmi se Kristiano Ronaldo mund të transferohet në Madrid, këtë herë tek Atletiko, ka bërë shumë zhurmë në Spanjë. Në pjesën tjetër të Madridit, atë që është mbështetëse e Realit, nuk kanë vonuar ta cilësojnë tradhti këtë veprim të portugezit.

4654654

Por edhe në krahun e Atletikos jo të gjithë janë dakord me afrimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos. Kryetari i Bashkisë së Madridit, Hoze Luis Martinez Almeida, ish-futbollist dhe një tifoz i thekur i Atletikos, ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me portugezin e Mançester Junajtidit.

“Unë nuk e shoh si mundësi. Ronaldo është lojtar i madh, por nuk do të ishte i mirëpritur tek Atletiko për vetë të shkuarën e tij. Një pjesë e tifozërisë nuk do ta pranonte në ekip”, ka thënë ai për radion “Marca”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×