Mesfushori i Milanit, Tiemuoue Bakajoku pushtoi mediat italiane pas arrestimit të tij gabimisht nga ana e policisë italiane, ku mesfushori u ngatërrua me një kriminel.
Lidhur me situatën ka folur edhe vetë Bakajoko i cili e ka cilësuar të tepërt drejtimin e armëve nga ana e policisë dhe ka ngritur pyetjen çfarë mund të ndodhte nëse ai nuk do të ishte futbollist ?
“Policia e quajti arrestimin tim një gabim dhe po gabimet janë humane dhe mund të ndodhin.
Por metoda dhe mjetet e përdorura për mua janë problemi.
Çfarë mund të kishte ndodhur nëse unë nuk do të isha një futbollist dhe ata të mos më njihnin?”, u shpreh Bakajoko.
LEXO EDHE:
VIDEO/ I dyshuar për veprimtari kriminale, panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit
Arena e Lajmit

Loading…