Parisi ka fituar me rezultatin 1-2 miqësoren e zhvilluar në Japoni ndaj Kavasaki Frontale.
Lionel Mesi ishte protagonist në këtë fitore, me yllin argjentinas që shënoi golin e parë të sfidës. Talenti Kalimuendo dyfishoi shifrat për parizienët, të cilët e pësuan vetëm në minutën e 84’ të sfidës nga Jamamura.
Parisi regjistron kështu një triumf në fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
REZULTATI FINAL:
Kavasaki Frontale 1-2 PSG
Jamamura 84’/ Mesi 32’, Kalimuendo 58’
Arena e Lajmit

Loading…