Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Adoleshenti përplas të moshuarin, ndërron jetë në vend 72-vjeçari (EMRI)

Policia Naten 1 751x450 1 E1666736712199

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të marte gjatë një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, 72-vjeçari Bexhet Kurti.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×