
GJKKO ka dënuar me 13 vite burg ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Hekuran Marku, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.
Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkohë SPAK kërkoi për Markun 12 vite burg. Kujtojmë se Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Gjatë këtij operacioni u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.
Arena e Lajmit