Siç e njoftuam në num rin e djeshëm të “Panorama Sport”, Milani ka vendosur të tentojë deri në fund blerjen e Sharl de Keteleres nga Bryzhi.
Për këtë përpjekje merkatoje, Paolo Maldini dhe Frederik Masara kanë fluturuar në drejtim të qytetit në veriperëndim të Belgjikës.
Dy drejtorët e “Djallit” u pikasën gjatë paradites në aeroportin milanez të Linates nga ky udhëtuan me një fluturim direkt.
Në mos mbyllja e bisedimeve me një përgjigje përfundimtare, ata tentuan të kuptojnë qëllimet reale të Bryzhit që ka qëndruar i palëvizur nga pretendimit për të përfituar 35 milionë euro nga shitja e De Keteleres.
Nga ana e tij, Milani nuk kërkon të shkojë përtej murit të 30 milionë eurove duke parë që edhe 21-vjeçari është shumë i vendosur për të zbarkuar në Itali.
Me të thuhet se kuqezinjtë kanë një akord pesëvjeçar me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
SINJALE POZITIVE
Sipas mediave belge, takimi mes përfaqësuesve të të dyja klubeve është zhvilluar në drekën e djeshme.
Sinjale pozitive për arritjen e një akordi që nuk duhet të vonojë e që mund të mbyllet brenda fundjavës pavarësisht se Maldini dhe Masara u kthyen në Milano gjatë mbrëmjes.
Media të ndryshme raportojnë për një ofertë të përmirësuar.
Ndoshta “Djalli” do të përfshijë ndonjë bonus në akordin e blerjes duke i garantuar klubit belg 10-15 për qind të shumës me të cilën Milani mund ta shesë fantazistin në të ardhmen.
Ky i fundit luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Bryzhit një javë më parë në miqësoren kundër Utrehtit, teksa nuk u aktivizua fare në finalen e Superkupës, e cila u luajt të dielën e që pa fitues shokët e tij.
Pas asaj sfide, De Ketelere këndoi me tifozë e kjo u duk si sinjal lamtumire, ndërkohë që trajneri i Bryzhit vijon të jetë hermetik mbi të ardhmen e numrit 90 të skuadrës së tij duke deklaruar se nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë.
Ndërkohë, Paolo Maldini pas kthimit në Itali është ndaluar nga disa tifozë që e pyetën mbi ecurinë e bisedës me drejtuesit e Bryzhit.
“Si shkoi? Mirë. Kemi besim. Dëshira jonë është që të mbyllim bisedimet sa më shpejt.
Do të mundohemi t’ia dalim me sukses”, ishte komenti i drejtorit teknik të Milanit, që ndez kështu më shumë se një shpresë për akordin me De Keteleren që mund të vishet kuqezi brenda fundjavës.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Loading…