Niko Zisi ishte një nga transferimet e paralajmëruara të Erzenit, por në momentet e fundit klubi ka vendosur të veprojë ndryshe.
Ditën e djeshme palët janë ndarë, duke mos arritur një marrëveshje bashkëpunimi. Shkak për këtë është bërë forma e dobët fizike e sulmuesit anësor, që nuk ka bindur stafin teknik.
Sezonin e fundit Zisi e kaloi në Greqi, teksa më parë ka luajtur me Kamzën, Elbasanin e Bylisin, duke regjistruar paraqitje të rëndësishme edhe në Superiore.
Arena e Lajmit

Loading…