Flamurtari prezanton tre afrikanë. Tani pret brazilianët dhe prurjet nga Superiorja

Flamurtari prezanton tre futbollistë afrikanë. Sikundër “Panorama Sport” paralajmëroi, blerjet e reja janë nga Bregu i Fildishtë. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, një mbrojtës të majtë dhe një sulmues. Pasi ka dhënë miratimin trajneri Dritan Resuli për lojtarët që prej tri ditësh kanë qenë në provë, klubi ka firmosur mbrëmjen e djeshme me lojtarët e rinj dhe i ka prezantuar rreth orës 22:00.

N'Goram Emmanuel Kouame

Roland Zan Bi është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Zan Bi ka lindur më 7 qershor 1996, është 26 vjeç dhe luan si sulmues. Karrierën si lojtar profesionist e ka nisur në sezonin 2017-2019 te Villiamsville AC, në Bregun e Fildishtë. Më pas është transferuar në Marok tek Olympique Khouribga. Në sezonin 2019- 2021 u rikthye në vendlindje ku luajti për FC San Pedro, ndërsa në sezonin e fundit ishte pjesë e Racing Club Abidjan po në Bregun e Fildishtë.

Flamurtari arriti akordin edhe mbrojtësin e majtë Zana Amidou Silue. Ai ka lindur në 22 dhjetor 2002 dhe është 20 vjeç. Duke qenë se është moshë e re, Silue nuk shquhet për ndonjë eksperiencë të madhe, ndërsa në sezonin 2020-2022 është aktivizuar te skuadra e Sol F.C Abobo në Bregun e Fildishtë.

Kuqezinjtë kanë marrë nga Afrika edhe një mbrojtës qendre. Flamurtari prezantoi dje N’Goram Emmanuel Kouame. Ai është 23 vjeç dhe ka lindur më 1 janar 1999. Karrierën e ka në Bregun e Fildishtë dhe Letoni. Në sezonin 2019-2020 është aktivizuar te SOL FCd’Abobo, ndërsa në sezonin 2020-2021 te Stella Club d’Adjamé, dy skuadra këto të vendlindjes së tij. Në kampionatin e fundit ka luajtur në Letoni te AFA Olaine.

Flamurtari nuk e ka ndalur me kaq merkaton me të huajt. Në vazhdim pritet edhe mbërritja e të paktën dy lojtarëve, ndërsa gazeta zbulon se ata janë brazilianë. Në optikën e drejtuesve janë edhe lojtarë që luajnë në Superligë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×