I gjeti portofolin, taksisti zhgënjehet nga Manuel Nojer. Portieri i Bajernit i dhuron…

Një taksist në Mynih, zoti Hazir S. është bërë protagonist në gazetën gjermane “Bild”.

NOJER

Ai ka rrëfyer se i ka gjetur portofolin e humbur kapitenit të bavarezëve Manuel Nojer, por ka mbetur i zhgënjyer nga shpërblimi i marrë. “Nojer harroi portofolin në taksinë time.

Në të kishte dy karta krediti dhe 800 euro të thata.

Kam bërë 100 km për ta gjetur shtëpinë e tij e për t’ia kthyer mbrapsht. Nuk më dha asnjë shpërblim, ndonëse karburanti më kushtoi 400 euro!

Dy javë më vonë më erdhi në shtëpi një pako nga Nojeri, ku kishte vetëm një fanellë. Kjo ishte me të vërtetë zhgënjyese”, ka thënë taksisti për gazetën gjermane.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×