
Në emisionin “Frontline” në “News24”, Luçiano Boçi foli për lirimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako.
Boçi u shpreh se ishte një lajm i papritur dhe se sipas tij drejtësia në vend cedon për shkak të politikës.
“Ka qenë një lajm i papritur sepse gjatë kësaj kohe situata ka vluar dhe janë paraqitur më shumë fakte korruptive sa i përket aferës së inceneratorëve, si nga PD po ashtu edhe nga denoncime të bëra nga Partia e Lirisë.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço tha se në opinion kërkohen fajtorë, duke shtuar se sipas tij Bllako mori edhe shperblimin e pritur.
“Kemi thënë që dy autorët janë Rama vetë dhe sekretari i tij.”, tha ai duke shtuar: “Kënaqësia jonë nuk është që Bllako është të rrijë në burg, këta janë leva që janë përdorur , autorë janë të tjerë. Derisa nuk ka folur Bllako ka marrë edhe shpërblimin e tij. Aferat janë aty, asnjë incenerator nuk punon. Mënyra e vendosjes dhe impostimi i drejtësisë cedon sepse ka ndërhyrje dhe kontroll total politik.”
Arena e Lajmit