“Perëndon” pista Sançes, Milani preferon specialistin e penalltive te Roma

Në Romë ka entuziazëm të madh për transferimin e Paulo Dibalës. Por përveç afrimeve, klubi nga kryeqyteti italian po mendon se si t’i sistemojë lojtarët që nuk pëlqehen më nga trajneri Zhoze Murinjo. Mes tyre është edhe Zhordan Veretu.

veretut

Ish-lojtari i Fiorentinës – ndër të tjera – është shumë i pëlqyer nga nënkampionët e Francës, Marseja. Trajneri i ri, Igor Tudor, ka dhënë dritën jeshile për ardhjen e mesfushorit. Sipas “Footmercato”, megjithatë, përveç klubit francez, mbi Veretunë është fokusuar edhe Milani.

Kuqezinjtë që janë ndërgjegjësuar për dështimin e afrimit të Renato Sançesit, nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare për futbollistin, i cili pëlqehet edhe nga trajneri Pili. Veretu ka zbuluar tashmë se preferenca e tij është për “Djallin”, por nëse marrëveshja nuk gjendet, ai do të zgjedhë Marsejën.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×