Skuadra e Kastriotit ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore si pjesë të përgatitjeve të saj për sezonin e ri. Krutanët nuk kanë finalizuar ende plotësisht ekipin për këtë edicion ndaj ndeshjen e luajtur kundër Tërbunit, e kanë përdoruar për të testuar edhe një grup lojtarësh që kanë marrë në provë.
Dueli i luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës u mbyll në barazimin 1-1, me golin e Santiago Selmanit në pjesën e parë. Ndërsa miqtë barazuan me penallti në minuta e fundit, kur në fushën e lojës ishin kryesisht lojtarët të cilët kanë qenë në provë në këto ditë nën urdhrat e trajnerit Julian Çela.
Ndërkohë, testet miqësore do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, me një sfidë të planifikuar këtë të shtunë ndaj Dinamos.
Arena e Lajmit

Loading…