Tradhtoi Interin për Juven, shpjegimi i Bremer: Kam qenin bardhezi, dua të fitoj Champions

Gleison Bremer ka firmosur sot duke u bërë blerja më e re e Juventusit. Mbrojtësi do të jetë ai që do të zëvendësojë boshllëkun e lënë nga Kielini dhe De Ligt të cilët i dhanë lamtumirën bardhezinjve gjatë kësaj vere.

Bremer

Një vendim normal nga ish-mbrojtësi i Torinos po të mos ishte për faktin se braziliani deri dy ditë më parë mendohej se do të shkonte te Interi me të cilin kishte një akord dhe po planifikonte vizitat mjekësore. Ndryshim të cilin ai e shpjegoi në fjalët e tij të para si futbollist i Juventusit.

“Juventusi është një skuadër fituese, edhe unë kam ambicie për të fituar. Kam folur pak me Kielinin dhe kam vendosur që ishte skuadra më e mirë për mua. Kielini është mbrojtësi më i mirë italian, e kam thënë gjithmonë, ndaj frymëzohem pak nga ai dhe po mundohem që të bëj atë që ka bërë ai këtu.

Kur pashë që erdhën Pogba dhe Di Maria, nuk kisha asnjë dyshim mbi kë të zgjidhja. Jemi një skuadër e ndërtuar për të fituar. Juventusi në fatin tim? Po, po, kam edhe një qen që është bardhezi, ishte shenjë e fatit.

Ëndrra më e madhe? Siç e kam thënë, dua të fitoj gjithmonë, titullin, Ligën e Kampioneve, dua të fitoj gjithmonë, ky është objektiv im”, tha Bremer pas prezantimit si futbollist i Juventusit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×