Partizani, sidomos pas fitores së ndeshjes së parë ndaj Saburtalos, e kishte parashikuar ndryshe aventurën në Europë dhe kishte në plan të forconte sa më shumë skuadrën.
Por pas eliminimit gjërat duket se kanë ndryshuar. Paratë e humbura për turin e dytë e kanë stepur disi klubin, që duket se në ditët e fundit po tregohet shumë më i matur në lëvizjet e merkatos.
Drejtuesit e shohin thuajse të plotësuar skuadrën dhe nuk priten më lëvizje në seri, si në nisje të merkatos. Skuadra do të përmirësohet vetëm në repartin e sulmit.
Gjithsesi, në rast të shitjes së ndonjë lojtari si Bitri, Rrapaj apo Skuka, situata do të ndryshonte dhe të kuqtë do të hynin sërish “kokë e këmbë” në merkato.
Arena e Lajmit

Loading…