
Elon Musk thotë se po merr masa ligjore kundër pronarit të një llogarie në Twitter, i cili gjurmon avionin e tij privat, duke pretenduar se rrezikon djalin e tij, shkruan BBC.
Llogaria @ElonJet, e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, u pezullua të mërkurën.
Pronari i tij Jack Sweeney, 20 vjeç, përdorte informacione të disponueshme për gjurmimin e fluturimeve për të postuar në Twitter çdo herë që avioni i Musk ngrihej dhe ulej.
Zoti Musk thotë se janë në pritje të veprimeve ligjore kundër zotit Sweeney dhe të tjerëve.
Ai shtoi se çdo llogari që zbulon vendndodhjen e njerëzve në kohë reale do të pezullohet “pasi është një shkelje fizike e sigurisë”.
Sweeney mohoi se incidenti ishte i lidhur me llogarinë e tij kur u pyet nga BBC. Kjo vjen pasi të mërkurën konfirmoi në llogarinë e tij personale në Twitter se profili ishte pezulluar.
Sweeney, një student kolegji në shtetin e Floridës, ndau një pamje të ekranit me CNN të një mesazhi në Twitter ku thuhej se kompania e mediave sociale kishte kryer një “shqyrtim të plotë” dhe kishte vendosur të ndalonte përgjithmonë llogarinë për shkeljen e rregullave të Twitter.
Studenti është përgjegjës për dhjetëra llogari të tjera që gjurmojnë fluturimet private të amerikanëve të pasur, përfshirë bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg.