Shpërndante tableta ekstazi në një qendër estetike në Durrës, arrestohet iraniani, në hetim 21-vjeçarja

Policia Durres

Është finalizuar operacioni policor i koduar ‘Qendra’. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas iranian 41vjeç, pasi kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.

Gjithashtu në hetim është edhe një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër

Njoftimi:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qendra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas iranian). Në hetim një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër. Sekuestrohen 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qendra”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.

Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve M. J. dhe E. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×