“Shqiptarët në protestë për dinjitetin dhe të ardhmen”, Berisha nga Gjirokastra: Qeveria e Ramës ka vjedhur më shumë se çdo qeveri dhe se të gjithë hajdutët e Shqipërisë në 110 vite

Beridsha Ne Gjirokaster

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se kanë vjedhur më shumë se të gjithë hajdutët e Shqipërisë në 110 vite së bashku.

Nga Gjirokastra, Berisha ftoi shqiptarët në protesta për dinjitetin, ekzistencën, qenien dhe të ardhmen.

“Në qoftë se marrim 100 vitet e fundit, ajo që quhet qeveri e Edi Ramës me Edi Ramën në krye ka vjedhur më shumë se çdo qeveri dhe se të gjithë hajdutët e Shqipërisë në 110 vite të marra së bashku. Kurrë ndonjëherë në këtë vend vjedhje të tilla që tejkalojnë vjedhjet e 110 viteve nuk kanë ndodhur siç ndodhin me këtë qeveri. Ndaj i ftoj shqiptarët të ngrihen në një protestë për dinjitetin, ekzistencën, qenien dhe të ardhmen”, deklaroi Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×