
Një vajzë nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E. B., 30 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet në flagrancë në PKK Port Durrës dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në vijim të kontrolleve, duke përdorur pajisje të teknologjisë bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, arrestuan shtetasen E. B., 30 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.